Arti shqiptar në zi, në ditën e parë të 2021- it ndërron jetë aktori i njohur i skenës dhe ekranit…

Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orkocka. Mësohet se Orkocka ka ndërruar jetë, për shkak të hemoragjisë cerebrale. Orkocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”. Ai ndodhej prej dy javësh i shtruar në spital, kurse u nda nga jeta sot, në moshën 84-vjeçare.


Dhimitër Orkocka ka luajtur ndër të tjera tek filmi “Gjeneral gramafoni”. I lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës, Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.

Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

ShkodraWeb Media © 2017 - 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara ‖ Lejohet kopjimi i materialeve duke përmendur burimin nga janë marrë!

ShkodraWeb Channel