Arrestohet në Tiranë 46 vjeçari nga Shkodra, transportonte drejt Hanit të Hotit 10 emigrantë të paligjshëm…

Një 46 vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm ndërsa një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë.

Ata janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kamzë, duke transportuar me një minibus, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana në drejtim të Hanit të Hotit, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.


Sipas policisë I.L, 46 vjeç, banues në Shkodër u kishte premtuar kalimin e sigurt në pikën kufitare të Hanit të Hotit 10 emigrantëve të paligjshëm.

Gjithashtu A.L, 40 vjeç, banues në Shkodër do të hetohet në gjendje të lirë pasi sipas policisë ishte bashkëpunëtor me 46 vjeçarin.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 10 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.