
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin:
-G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 25-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në efektin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit, 25-vjeçarit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.




