Arrestohet në Montichiari, afër Brescias të Italisë e dashura e një bosi shqiptar të drogës ndër më të kërkuarit në Europë, i cili njihej ndryshe edhe si “Pablo Escobar” i Tiranës. Mediat italiane shkruajnë sot se 36-vjeçarja identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur është kapur me 22 kilogram hashash.
Ai ishte pronari i një zinxhiri klubesh të natës dhe ndërkohë mësohet të jetë arrestuar pak kohë para saj.
Shtëpia e saj ishte vënë nën vëzhgim prej kohësh ndërsa një ditë zbuluan një makinë të dyshimtë jashtë apartamentit të çiftit, ku edhe është kryer shkarkimi i një ngarkese që më pas rezultoi të ishte drogë. Pakot e mëdha të drogës ishin ndarë në pako të vogla, duke u fshehur në një dollap në ballkon./balkanweb/