
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër – Velipojë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Rr. Gj., 61 vjeç, pasi si pasojë e përplasjes së automjetit që ai drejtonte me motomjetin që drejtonte shtetasi Xhevahir Maksuti, 27 vjeç, humbi jetën 27-vjeçari.
Një ditë më parë, një shtetas 25- vjeçar, i identifikuiar si Xhevahir Maksuti, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi u përfshi në një aksident në aksin Shkodër- Velipojë këtë paradite. Bëhet me dije se i riu, në drejtim të një motori, është përplasur në Berdicë me një automjet të drejtuar nga një 61- vjeçar nga Dajçi, i cili sot u arrestua nga policia.