
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin P. M., 49 vjeç, banues në fshatin Omaraj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. L., 21 vjeçe, banuese në fshatin Rragam, A. H., 19 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasen G. M., 21 vjeçe, për motive të dobëta.




