
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-arrestuan shtetasin I. B., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. K., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
-ndaluan shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në fshatin Baks, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.