
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian të shtetasit :
-Gazmir Pepmarku, 40 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi:
Autoritetet Gjyqësore Italiane më datë 15.01.2018 kanë lëshuar urdher arresti ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!