Arrestohet 4 ‘skifteret’ qe terrorizuan Lezhen me vjedhjet e tyre

Drejtoria Vendore e Policise Lezhe  njofton: “Më datë 24.09.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirë organizuar policore nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i autorësisë së disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Lezhës, ku autorët u identifikuan dhe u proceduan penalisht. Arrestimi i tyre u krye, pasi me datë 24.09.2017, janë identifikuar si autorë të dyshuar të vjedhjes dhe më pas braktisjes së mjetin “Citroen”, në pronësi të shtetasit E.GJ.
Gjithashtu, në vijim të hetimeve, u proceduan penalisht edhe shtetasit
– A.L. 17 vjeç, banues në Lezhë.
– E.L. 23 vjeç, banues në Kurbin
Këta shtetas në bashkëpunim me të arrestuarit dyshohet të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera si:
– Më datë 26.05.2017, gjatë natës, në Zejmen, kanë vjedhur me thyerje lokalin “Loto sport”, ne pronësi te shtetasit A.K. ku kanë marrë 7 televizorë, me vlerë 200.000 lekë (të reja).
– Më datë 22.08.2017, në Lezhë kanë vjedhur mjetin kamion në pronësi të shtetasit P.L.
– Më datë 08.09.2017,në Lezhë gjatë natës, kanë tentuar të vjedhin mjetin Volkswagen në pronësi të shtetasit G. B.
Vazhdojnë hetimet për sigurimin e provave materiale si dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim’.”. /ShkodraWeb/