Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Arrestohet 39- vjecari nga Shkodra, perndiqte dhe mbajti peng ish-te dashuren (emri)

ShkodraWeb 8 October, 2017
dhune

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar i akuzuar për përndjekje dhe trafikim të personave. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Neritan Pipa, 39 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”).

Ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë, iu shkodrani ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë, në një banesë, për më shumë se 3 orë, duke i ushtruar dhe dhunë fizike ish- të dashurës, shtetases M.T., 27 vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Trafikimi i personave të rritur”.

Shkodrani nuk është emër i panjohur për policinë italiane pasi në emrin e tij rezulton një dosje penale me disa akuza.

Në vitin 2003 ai është arrestuar nga karabinierët për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Pipa ka qenë ish-sportist i Shkodrës dhe vijoi karrierën me skuadrën e San Giovanit në Itali në pozicionin e sulmuesit. Shkodrani nuk jetonte në San Maroni por vetëm shkonte atje për t’u stërvitur me skuadrën.

Shqiptari në sytë e drejtuesve të ekipit ishte një tip i heshtur për shkak edhe se nuk fliste mirë italisht, por përgjithësisht cilësohej si tip korrekt.

Dy të rinj u sulmuan në datën 5 tetor 2013 në rrugën “Regina Elena” në Rimini dhe njëri prej të cilëve vdiq disa ditë më vonë në spital.

Pas krimit të datës 5 tetor, ai luajti një ndeshje në 8 tetor me skuadrën e San Giovanit dhe më pas u zhduk duke mos u kthyer më kurrë.

Ekipi më pas kërkoi për një sulmues tjetër.

Ato kohë shkodrani kishte patur edhe disa probleme me punëdhënësin e tij dhe nuk gjendej pothuajse fare në banesën e tij në Rimini.

Ai u arrestua më 19 tetor 2013 me urdhër të prokurorit Giacomo Gasperini në moshën 25-vjeçare për ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e 5 tetorit 2013.

Pipa u dënua nga Gjykata e Shkallës së parë për vrasjen e një 27-vjeçari peruan të quajtur Efrain Fernando Carrillo Moscoso, të cilin e kishin therur në një stacion autobusi, por këtë vendim e anuloi Gjykata e Lartë.

Gjykata Supreme vendosi një gjykim të ri për të në Gjykatën e Apelit të Bolonjës, por shqiptari u zhduk.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Autobuzi i linjes urbane perplas per vdekje nje te moshuar
Artikull pasardhës: VIDEO/ Histori shqiptare, gruaja e semure me skleroze te shumefishte, SHBA kerkon ti deportoje burrin

TË FUNDIT

aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • “Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën… 16 April, 2026
  • NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK… 16 April, 2026
  • Trajneri i ekipit kampion largohet në fund të sezonit, cili do të jetë fati i Edlir Tetovës në Superligë… 16 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.