
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Koplik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjatë largimit nga banesa, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi E. K..




