Një 33-vjeçar nga është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi është kapur ‘mat’, teksa po fuste një telefon celular në burgun e Fushë-Krujës. Uniformat blu kanë ndaluar në kohë shtetasin Artur Xhepi, banues në Fushë-Krujë.
Shtetasi i mësipërm është kapur nga Shërbimet e Policisë së burgut, në burgun e Fushë – Krujës, duke futur një telefon celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Futja ose mbajtja se sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.