Arrestohet 25 vjecari nga Shkodra, por transportonte 5 shtetas per trafikim (emri)

Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Më datë 12.09.2017 nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi:
Justin Çamuku , 25 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.
Arrestimi i shtetasit Justin Çamuku u bë pasi në qytet Koplik, Malësi e Madhe, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij tip Ford me targë AA 634 NP, 5 shtetas të huaj Palestinez, Algjerian dhe Maroken, në drejtim të Malit të Zi
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e huaj kishin si destinacion vendet e BE.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /ShkodraWeb/