Policia italiane ka prangosur një 25-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për grabitjen e pronarit të një lokali ne deren e shtepise se tij. Ngjarja ka ndodhur të shtunën ne mengjes në Modica. Sipas mediave italiane, kur pronari i lokalit po hynte në shtëpine e tij, nga pas e ndiqnin dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoletë e thikë. Ne deren e shtepise ata i vendosën thikën në fyt dhe e shtynë me forcë brenda apartamentit.
Me kërcënime e te bertitura arriten t’i marrin 800 Euro dhe më pas u larguan në rrugicat e lagjes. Biznesmeno lajmëroi menjehere policinë, e cila nisi kerkimet për të kapur dy të dyshuarit. Njëri prej tyre u identifikua si Theodhori Grabova 25 vjeç dhe u prangos, teksa thuhet se eshte person me precedent të mëparshëm penalë në fushën e lëndëve narkotike. Ndaj 25-vjeçarit ka dhe një mandat për dëbimin e tij nga Italia, por që nuk ishte ekzekutuar.