Me datë 23.03.2018 nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar, u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi i shtetasit
Samel Brankaj, 22 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos/Itali, me vendim Nr.SIEP 722/2017, datë 20.11.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet, 3 muaj e 8 ditë burg për veprat penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, ”Plagosje e rëndë me dashje” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotike” të parashikuara nga nenet përkatëse të legjislacionit penal Italian.