
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në fshatin Bajzë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Ndërsa, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– K. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
– A. U., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.