
Arrestohen dy persona te dyshuar per bastsjen dhe vjedhjen dje ne zyrat e Prokurorise se Durrësit. Bëhet me dije se policia i ka identifikuar qe dje dy te dyshuarit dhe me pas i ka shoqeruar ne polici gjate mbremjes dhe u ka vene prangat. Nuk ka ende te dhena lidhur me identitetin e tyre.
Dje u regjistrua edhe një procedim penal fill pas nisjes se hetimeve. Organi i akuzës gjatë hetimeve, ka shoqëruar dy rojat e sigurisë që kanë qenë në turn gjatë natës, po ashtu ka shoqëruar dhe sanitaren e cila ka njoftuar për vjedhjen.
Një detaj tjetër që është mësuar, është dhe marrja në pyetje e prokurorit të cilit i kanë grabitur zyrën.