5 persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia në Lezhë për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa u ndalua edhe një person i shpallur në kërkim. Arrestimet erdhën si rezultat i një aksioni të policisë në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në prangat e policisë kanë rënë:
-Ilirian Shabani, 43 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motoçikletë pa leje drejtimi dhe pa targa.
-Fation Syziu 25 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar i pa pajisur me leje drejtimi automjetin tip “Benz”.
-Pashk Dedgjonaj, 54 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar mjetin motoçikletë pa leje drejtimi dhe pa targa .
-Gezim Vasija, 39 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar mjetin motoçikletë i papajisur me leje drejtimi .
-Gjovalin Haxhia, 47vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar mjetin motoçikletë pa leje drejtimi. Gjithashtu u ndalua edhe Saimir Kuqi ,24 vjeç , banues në Kurbin, i cili ishte shpallur në kërkim për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Gjithashtu janë vendosur 116 masa administrative.