Arrestimi i vrasësit të 8 personave, policia jep detaje: 24- vjeçari deklaroi se i vrau pasi e akuzuan për vjedhje…

Loading...

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbasditen e datës 10.08.2018, ku u vranë me armë zjarri 8 pjestarë të dy familjeve ju informojme se:

Grupi hetimor me ekspertë të Policisë Kriminale të DVP Vlorë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vijojnë hetimet lidhur me motivin e plotë të krimit të kryer prej 24 vjeçarit në fshatin Resulaj.

Që prej momentit që u shoqërua në ambjentet e DVP Vlorë, autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit.

Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje).

Lidhur mbi këtë por edhe në pista të tjera Policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini komentin tuaj...

Loading...