Akuzat e dy ditëve të fundit të opozitës në adresë të Saimir Tahirit, pas arrestimit në Itali të një grupi italo-shqiptar që trafikonte drogë, kanë bërë që ish-ministri i Brendshëm t’i kërkojë takim kryeprokurorit Adriatik Llalla. Përgjatë dy ditëve, kryetari demokrat, Lulzim Basha ka akuzuar Tahirin se i arrestuari në Itali, Moisi Habilaj është kushëriri i tij, pikërisht njeriu i atakuar nga demokratët si trafik droge.
Po për Habilajn PD akuzon Tahirin se i ka vënë në dispozicionin “Audin” e tij të zi për të trafikuar lëndë narkotike drejt vendeve fqinje. Tahiri pritet të mbërrijë në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme pas pak minutash. Pritet gjithashtu edhe një deklaratë e tij për mediat, pas reagimit të djeshëm në rrjetet sociale, lidhur me akuzat e opozitës dhe të arrestuarin në Itali për trafikimin e 20 milionë euro kokaine, Moisi Habilaj.
[democracy id=”4″]