Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Arrestimi i Habilajt, mazhoranca nen nje “mat” te dyte nga opozita pas “mushkonjave” Riformato

ShkodraWeb 16 October, 2017
ramatahiri840

Nga Blerti Delija

“Për çfarë ta jap dorëheqjen, që del një punonjës policie e thotë se paskam ca kushërinj të largët të cilëve iu kam shitur makinën dhe qenkan kriminelë. Në dijeninë timë s’janë, por edhe sikur të jenë…të jap unë dorëheqjen se çmendet një kushëriri im edhe vëllai im? Nëse unë jam përgjegjës, unë do mbaj përgjegjësi. Në rast se ata rezultojnë nga hetime që janë trafikantë, unë do i kërkoj falje publikut se paskam shitur makinën ca trafikantëve”. Keshtu do te deklaronte ne shtator 2015 ministri i Brendshem i asaj kohe Saimir Tahiri. Ka qene nje deklarate publike ne nje studio televizive dhe perballe gazetareve pervec se para teleshikuesve.

Po deklaronte solemnisht per kusherinjte e tij, Habilajt, njeri prej te cileve sot eshte kapur pikerisht per perfshirje te trafik droge. Quhet Moisi Habilaj.

Mazhoranca e majte sot, mori nga opozita “matin” e dyte te rende, nese do te flasim me gjuhen e shahut. “Mati” i pare ishte ai qe u permbyll me pilotin Riformato qe ra bashke me avionin e tij ne bregdet, ne perpjekje per trafik kanabisi drejt Italise. Per kete rast apo raste te ngjashme, mazhoranca komentonte se shpoti opoziten duke u shprehur se jane avione dizinfektimi dhe deri ne “mushkonja qe opozites i duken si avione droge”. Megjithate, qeveria betoi thuajse te gjitha pistat e avioneve ne vend si mase parandaluese.

Por edhe ish- ministri i brendshem Tahiri ka patur nje reagim, te cilin duket e ka perdorur me shume per lufte politike e slogane me Lulzim Bashen se per te qene konseguent me deklaraten me te cilen hapet ky shkrim. Tahiri ka shkruar disa rreshta ne Facebook: “Lulezim Basha e jo vetem, paska perseritur akuzat ndaj meje. Nuk me kane bere pershtypje atehere, nuk me bejne as sot.
Nuk pastrohesh dot Lulezim sado te te rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre.
Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL.
Per kedo, pa dallim e pa perjashtim.”. Normalisht, statusi ne Facebook i ish- ministrit Tahiri, duhej te niste me nje ndjese publike. Pavaresisht se aludon se Habilajt i ka kusherinj, nuk e ka mohuar asnjehere qe u ka shitur makinen e tij. Ne nje vend normal, kaq do te mjaftonte qe ish- zyrtari i qeverise te bente nje “mea culpa” publike. Ne vende me normale se Shqiperia, nje ngjarje si e sotmja, nese nuk do te sillte “hedhjen ne ere” te nje mazhorance dhe zgjedhje te parakoheshme, te pakten do te “fluturonte” karriken ne Kuvend te ish- ministrit te brendshem. Tani per tani, nuk mund te thuhet se ai ka qene ne dijeni te “bizneseve” te Habilajve, por mungesa e konseguences dhe e sinqeritetit te deklarata publike, do te ishte e mjaftueshme ti thonte “lamtumire” politike aktive.

Ajo cfare ka ndodhur sot, sqaron deri diku edhe ftohjen e dukshme te ish- ministrit me ish- shefin e tij ne qeveri, kryeministrin Rama. Duket se eshte me e qarte sot arsyeja qe Rama nuk e rikonfirmoi Tahirin, pavaresisht rezultatit te mire ne Tirane me 25 qershor si kryetar i PS-se. Nuk ka as me te voglin dyshim se shefi i qeverise ka patur gjithnje me shume informacion nga sa artikuluar, mbase i detyruar politikisht, ne publik e studio televizive. Nga ana tjeter, duket se po nisin te gjejne baze edhe aludimet e PD-se dhe LSI-se se se per ish- ministrin Tahiri, ka patur informacione edhe nga sherbimet partnere.

Nese Tahiri do te ishte konfirmuar minister i brendshem me 9 shtator 2017, sot do te duhej qe Rama ta shkarkonte nese ai nuk do te kishte dhene doreheqjen. Sot kryeministri eshte deri diku komod, nese duam te lexojme ate qe eshte konsumuar nga 18 maji e deri me sot te pakten. Qeveria e tij aktuale, teorikisht nuk mund te mbaje kosto per nje ish- minister. Por nga ana tjeter, me shume se nje here, kryeministri e ka cilesuar Tahirin si ministrin me te suksesshem te qeverise “Rama 1”. Detyrimisht, te pakten nje kosto apo pergjegjesi morale e merr edhe qeveria “Rama 2” me kete qe ka ndodhur sot. Nese do te benim nje paralelizem me “Eskobarin e Ballkanit”, impakti i tij edhe nese arrestohet, duhet te jete shume me i vogel per mazhorancen qeverisese se ajo cfare eshte konstatuar sot. Mazhoranca duket se eshte zene “mat”, te gjithe presin cfare levizje mund te beje tashme kryeministri. Sigurisht ne nje loje te re, sepse me “mat”-in loja e shahut merr fund. Te pakten ne fushen me katrore bardhezi…

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: REAGIMI/ Pas arrestimit te kusheririt ne Itali, reagon ish- ministri Tahiri- e ka inatin me Bashen
Artikull pasardhës: Vritet me bombe poshte makines gazetarja e njohur qe zbuloi skandalin

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • “Më goditën pas koke!”, u dhunua në Vlorë, flet avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më qëlloi! 8 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 8 shkurt 2026… 8 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.