Nga Belind KËLLIÇI*
Para drejtesise te gjithe duhet te jene te barabarte, pa asnje diskutim! Kush shkel ligjin duhet te perballet me te, por ky nuk eshte rasti i drejtesise shqiptare. Dje eshte ndaluar nga policia e ‘Rilindjes’ Kryetari i Bashkise Lezhe, Fran Frrokaj (nje njeri i vene nen shenjestren e Edi Rames sapo u hap fjala se do te kandidonte perseri per kryebashkiak).
Se si qendron e verteta, jam i bindur qe do te zbardhet hap pas hapi, por a ka njeri mbi toke qe i beson nje drejtesie qe vepron ne menyre selektive e nen urdherat e Edi Rames? Prej vitesh qe ne kohen kur drejtonte Bashkine e Tiranes, ne prokurori flejne dosjet e lidhjeve te Edi Rames me krimin e organizuar, abuzimeve me fondet publike, rrembimit dhe tjetersimit te prones.
Si kryeminister lidhjet e Edi Rames jane zhytur thelle ne trafikimin e drogave te forta si kokaina dhe heroina nga Amerika Latine. Xibraka dhe Maminasi jane vec maja e ajsbergut te mbeshtetjes kriminale qe Edi Rama i jep trafikut te droges. Prej vitesh me fakte te njohura boterisht eshte nen akuze per lidhje me krimin, abuzim dhe trafik nderkombetar te droges kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini.
Prej Prej vitesh me fakte te njohura boterisht dhe te bera publike nga sherbimet partnere te inteligjences eshte nen akuze per lidhje me krimin, blerje votash, abuzim me pronat, falsifikim dhe dhune ndaj biznesmeneve te huaj, kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako. Nen akuze me prova dhe fakte per vrasjen e Ardit Gjoklaj, falsifikim firme te ish punonjesit te policise bashkiake dhe per korrupsion e presion ndaj drejtesise, eshte kryemashtruesi Erion Veliaj.
Nen akuze me prova dhe fakte per lidhje me krimin, kultivim dhe trafikim te lendeve narkotike, abuzim me detyren jane kryebashkiaki i Krujes, Tepelenes, e shume rilindas te tjere te Edi Rames.
Dhe qershia mbi torten e lidhjeve te krimit dhe droges eshte Sajmir Tahiri, i faktuar boterisht si mbeshtetesi dhe perfituesi kryesor i shnderrimit te Shqiperise ne hambar droge dhe trafikimit te lendeve narkotike. Keta sot jane te lire dhe vazhdojne te qete punen e tyre te lidhur koke e kembe me droge dhe krim. Kjo eshte drejtesia qe kerkonte dhe beri gjithcka per ta patur Edi Rama!
*Kryetar i FRPDSH