Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i pranishëm në seancë dëgjimore të Komision i Sigurisë për cështjen e buxhetit është ndalur edhe te arrestimi i biznesmenit Orest Sota, nga policia e Elbasanit.
Ministri deklaroi se ka ngarkuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm për gjithë sa ndodhi me arrestimin e biznesmenit dhe sekuestrimi e 863 mije eurot që u gjetën në automjetin e tij.
Sipas Xhafajt, hetimet do të vlerësojnë mënyrën si është sjellë Policia dhe deklaroi se e gjithë ngjarja është e regjistruar.
Reagimi i Xhafajt erdhi pas pyetjes së demokratit Noka, i cili kërkoi pse u fsheh ajo që e quajti ‘skandali i Elbasanit’.
Sipas Xhafajt policia ka bërë detyrën në këtë rast, por për këtë do të hetojë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i ngarkuar për ngjarjen dhe sjelljen e policisë.