
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra edhe drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi. Në kërkesën e Haradinajt dërguar kreut të AKI-së të cilën e ka publikuar portali Indeksonline, i kërkohet këtij të fundit largimi i menjëhershëm.
Vendimi për shkarkimin e Driton Gashit, ka ardhur si rezultat i arrestimit të djeshëm të gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe deportimit të tyre në Turqi me kërkesë të shtetit turk.
Mbrëmë në orët e vona krerët e shtetit zhvilluan takim rreth kësaj ngjarje, ku edhe u morr vendimi që sot të shkarkohen drejtori i AKI-së, Driton Gashi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.