
Përse ju tha pështyma Kryeministrit?! Një arrest shtëpie dhe u mek… Flet e shkruan jerm. Vaj halli po të ishte më e madhe gjëma!!
Kërkon drejtësi të pavarur nga “… diplomatët”?! Me cilët diplomatë ta ketë vallë?! Me Rusët?!
Si u bënë të këqinj krejt pa pritur këto Ambasadorët?! Ata na bënë reformën, kushtetutën! Vërtetë nuk kemi parë asgjë, akoma! Zgërlaqja e Rilindjes dhe poshtërsitë e politikës do bëhen gjithnjë e më të dukshme…
Të presim e të shohim! Ndërkohë, për çështjen Tahiri vërtetë do duhet të presim deri në fund! Deri sa të ketë një vendim gjyqsor të formës së prerë! /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Ylli Manjani/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!