Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Bujar Kuçi, i cili pak ditë më parë vrau me thikë nipin e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë, ku xhaxhai i mori jetën nipit të tij Mirsad Kuçi, pasi qeni i këtij të fundit i ndoti në oborrin e shtëpisë.
“Nipi më sulmoi vetë i pari”, tha Kuçi para trupës gjykuese.
Ndërkohë, pas ngjarjes policia raportoi se xhaxhai dhe nipikishin qenë në konflikt të vazhdueshëm për çështjen e një oborri të përbashkët, pasi nuk arrinin të ndanin me mirëkuptim sipërfaqen e tokës.
Situata mes tyre ishte agravuar së tepërmi, kur qeni i viktimës kishte ndyrë në pjesën e oborrit të shtetasit Bujar Kuçi, duke bërë që ky i fundit të marrë thikën dhe të qëllojë nipin e tij 32-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda.