Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u dënua nga Apeli i GJKKO me 2 vite e 8 muaj, në lidhje me tjetërsimin e pronave në Shengjin, vijon të jetë në arrati. Burimet bëjnë me dije se Frrokaj nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli.
Sipas informacioneve dhe verifikimeve të prokurorisë së posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë. Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.