Foto/ Keta jaane shqiptaret qe u arratisen nga burgu ne Rome

Dy shqiptarë kanë arritur të arratisen sot nga burgu i Civitavecchia-s në Romë. Sipas informacioneve të Tg.com, policia italiane ka dhënë alarmin dhe ka nisr menjëherë kërkimet për ta. Angelo Urso, sekretar i burgut shprehet se shqiptarët ishin duke ecur në oborr kur kaluar gardhin rrethues. “Ata janë kacavjerrë duke arritur të kalojnë murrin rrethues të burgut, dhe ia kanë mbathur”,- shton ai. Sistemi që detekton kur ka lëvizje mbi mur ka rënë menjëherë dhe kështu kanë nisur hetimet. Në kërkim të shqiptarëve të arratisur është dhe një helikopter. Identiteti i personave të arratisur nuk bëhet ende i ditur.

Loading...

ShkodraWeb Staff

E Verteta nuk negociohet!