“Armiku publik numër një”, kreu i OBSH apelon vendet e izoluara: Mund të përballeni me “ringjallje” të virusit…

Virusi korona është “armiku publik numër një”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai iu bëri thirrje vendeve të izoluara të marrin masa “për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar” raste, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk i bëjnë këto gjëra, mund të përballen me “ringjallje” të virusit.


“Masat agresive për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar (raste) nuk janë vetëm mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të dalë nga kufizimet ekstreme sociale dhe ekonomike – ato janë gjithashtu mënyra më e mirë për t’i parandaluar ato”, tha Ghebreyesus.

Korona virusi, i cili shkakton sëmundjen CO VID-19, që ka marrë jetët e mbi 20,000 njerëzve në gjithë botën.


DHURO - Mbështet ShkodraWeb Media në misionin e vet! - DONATE

Shumica e vendeve të prekura kanë ndërmarrë masa të ashpra – përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufijve – në përpjekje për të frenuar përhapejn e sëmundjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Angel Gurria, ka paralajmëruar se botës do t’i duhen vite për t’u rikuperuar nga pandemia. /REL/

 ABCOM ║ VODAFONE