Skip to content
28 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika
  • Video News

“Armiku numër një i fjalës së lirë dhe i gazetarëve”, PD akuza të forta Ramës: Po merr nën kontroll një tjetër organ të pavarur

ShkodraWeb 3 years ago

Edi Rama është faktuar si armiku numër një i fjalës së lirë dhe i gazetarëve. Asnjë ditë të tij në qeverisje nuk ka reshtur sulmet direkte ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë. Për asnjë moment nuk ka ndalur përpjekjet për të kapur çdo instrument që çon në kontrollin apo shantazhimin e medias. Në kohën që Komisioni i Venecias ndodhet në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi dy ligjet e censurës mediatike që kërkojnë të vendosin nën diktat edhe mediat online, Edi Rama po kërkon të vërë nën kontroll të plotë edhe institucionin tjetër kyç në zbatimin e ligjeve të censurës, Autoritetin e Mediave Audiovizive. Përmes një procedure korruptive, Edi Rama po emëron në krye të AMA-s rrogëtarët e zyrës së tij.

Ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh.

Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ça t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median.

Këto kandidime partiake synojnë marrjen e kontrollit të plotë prej Edi Ramës të Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve.

Edi Rama e ka jetike kapjen e mediave, sulmin dhe shantazhimin ndaj tyre, në mënyrë që gazetarët te heshtin për skandalet e përditshme të qeverisë së tij.

Edi Rama e ka jetike që mediat të mos publikojnë lidhjet e qeverisë së tij me kr.i.min. E ka jetike që media të mos bëjë transparencë të koncesioneve dhe tenderave korruptive. Edi Ramës i duhet që gazetarët të mbyllin gojën, të mbyllin sytë dhe veshët për të mos treguar se ai është një kryeministër i korruptuar, i kr.i.minalizuar dhe i dështuar.

Duke i fyer gazetarët profesionistë, siç ndodhi mbrëmë në mënyrë të përsëritur dhe të dënueshme, duke u bërë presion pronarëve të mediave, duke emëruar mercenarët e tij në krye të AMA-s, Edi Rama e ka më të lehtë vendosjen e regjimit të ri policor, ku qytetarët përgjohen nga policia pa vendim gjykate, vota e tyre vidhet nga ortakëria mes pushtetit dhe kr.i.mit, pasuria u grabitet dhe taksat u plaçkiten për të pasuruar kryeministrin dhe bandën e tij të kr.i.minelëve dhe oligarkëve.

Përsa kohë Edi Rama do të vazhdojë të jetë në drejtimin e vendit, media është në rrezik, të drejtat e qytetarëve janë në rrezik, vendi është në rrezik! /Deklaratë e Partisë Demokratike, lexuar nga ish- deputetja Albana VOKSHI/

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – Nëna dhe fëmijët humbin jetën nga gazi gjatë natës, babai emigrant në Greqi- ngjarja u zbulua nga kunata
LAJM PAS: “Veglat gjinekologjike janë krejtësisht çështje private e çdo njeriu”, ish- ministri reagon pas deklaratave të Soreca-s…

TË FUNDIT

“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër
  • Kryesore

“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër

4 hours ago
NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • Kryesore

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…

8 hours ago
EMRAT – Publikohet lista e depozituar në KQZ, ja kush janë kandidatët e Alibeajt për Bashkinë Shkodër…
  • Aktualitet

EMRAT – Publikohet lista e depozituar në KQZ, ja kush janë kandidatët e Alibeajt për Bashkinë Shkodër…

17 hours ago

TË FUNDIT

  • Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • “Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër
  • NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…

TË FUNDIT

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…

2 hours ago
Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Aktualitet

Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…

2 hours ago
Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • Aktualitet

Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…

3 hours ago
“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër
  • Kryesore

“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.