
Pas dy raunde votimi, Armand Duka është rizgjedhur për një mandat të pestë President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga numërimi i votave të 65 delegatëve të cilët morën pjesë në Asamblenë zgjedhore të FSHF në hotel “Adriatik” në Durrës, Duka mori 36, ndërsa Fino 23 vota.







