Sfidat vazhdojnë për Arilenën. Pas sfidave të njëpasnjëshme deri më tani në karrierën e saj, duket se Arilena ka ndërmarrë një tjetër hap tashmë. Lajmin e ka publikuar “Express”, ndërsa mësohet se këngëtarja do të jetë një nga konkurrentet në festivalin e fundvitit, ku garohet për krijimin përfaqësues për në ‘Eurovizion’. Arilena është duke punuar aktualisht me Darko Dimitrov dhe me këngëtarin Lindon. Këto janë dy emrat që fshihen edhe pas hitit ‘Nëntori’. Fati e ka ndjekur këngëtaren që pas pjesëmarrjes në ‘X Factor’… I urojmë suksese të mëtjshme Arilenës . /I. Lame/