Arilena Ara nis karrierë të re në televizion, nuk i reziston ofertës së gazetarit shkodran autor i “Piranjat”…

Arilena Ara prej vitesh është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, tashmë po hedh një hap të ri në karrierën e saj. Arilenën do ta shohim shumë shpejt në ekran si moderatore.

Ish-konkurruesja e Shqipërisë në Eurovision do t’i bashkohet televizionit “ABC” për të prezantuar emisionin më të ri “Piranjat”. Ka qenë autori i këtij programi, gazetari i mirënjohur shkodran Taulant Kopliku që përmes një puzzle të publikuar në Facebook ka grishur audiencën.


“Kush e din prej meje mos guxoje me e thane🤣🤣🤣 Po ju japim nje ndihme nga stafi: Nuk eshte Sabiani.”, ka shkruar jo pa humor autori i “Piranjat” Taulant Kopliku. Sigurisht, ndjekësit kanë arritur ta identifikojnë këngëtaren e njohur shkodrane.

Edhe vetë Arilena nuk e ka konfirmuar këtë lajm në rrjetet e saj sociale, mirëpo më herët, emrat që u diskutuan se do të drejtonin këtë emision ishin Luana Vjollca, Bes Kallaku dhe Dasara Karaiskaj.