Ura e Gjon Lulit eshte nyja kryesore ne rrugen Shkoder – Velipoje, per grumbullimin e ujerave. Megjithe kushtet e veshtira te krijuara nga reshjet, punimet ketu nuk jane nderprere. Inxhinieri Fatmir Hoxha, thote se kjo situate ka diktuar edhe punime shtese, dhe te ne te njejten kohe te mos bllokohet qarkullimi i automjeteve:
Ne kete zone, ne dy anet e rruges jane nen uje rreth 100 hektare toke. Mblidhen ketu ujerat nga tokat e Bushatit dhe Trushit. Dikur kjo eshte quajtur edhe këneta e Trushit, e cila pas bonifikimit te Nenshkodres u perdor per toke bujqesore, ndersa sot eshte lene per kullota. Sipas banoreve te zones, nese do te funksiononte hidrovori i Velipojes, uji nga kjo sipërfaqe largohet brenda pak ditesh, ndersa ne keto kushte dhe me rifillimin e reshjeve te shiut, kjo siperaqe qendon e mbuluar me uje gjate gjithe dimrit:
Nepermjet nje rruge te degraduar, kjo zone lidhet si me rrugen e Velipojes ashtu dhe bendin e Torovices. Asfaltimi i kësaj rruge eshte i domozdoshem per lëvizjen paralele te automjeteve ne rastet kur ka përmbytje Trushi dhe rruga Shkoder – Velipoje. Por me pare eshte e domosdoshme te ndërhyhet ne bendin e Torovices, pasi ka kohe qe ka nisur te shembet, dhe me gjithe shprehjen i këtij shqetësimi ne media para disa muajsh, askush nga Bordi i Kullimit nuk eshte merakosur per kete gjendje, nderkohe qe kjo argjinature eshte e nje rendesie te veçante per te mbrojtur edhe Lezhen nga përmbytjet. /tv1-channel.tv/