Një gjest i páprécedent i një drejtuesi, më të lartit në Policinë e Shtetit. Një lájthitjé me fúqinë e shkáktimit të një “termeti” edhe në qeverinë më të fortë të botës. Një “larje duarsh” e tipit Ponc- Pilat që vetëm nxin pozicionin e titullarit më të lartë të Policisë së Shtetit: Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm!
Si një mániàk rëndomtë i përgjimit të rrjeteve sociale, ka gërmuar dhe ka publikuar një video të një zonje. Jo të një zonje doçkado, por të nënës së një adoleshenti, histori e të cilit u pa me video nga të gjithë shqiptarët! Të riut që u kèqtrájtuà në zonën e liqenit artificial të Tiranës.
Ky, Veliu, që duhet të jetë shembull për çdo punonjës të policisë së këtij vendi, publikon një pamje të kësaj nëne me një pistólètë në dorë. Kjo, me qëllimin djállëzòr për të paraqitur edhe 15- vjeçari si të dhùnshëm, sepse “ka marrë nga e ëma”.
Pèrvérs deri aty! Nuk mund të shkohet më tej se kaq! Është më e rëndë se heqja e emrave dhe numrave seria të policëve që kèqtrájtuà qytetarë në ditën e prishjes së Teatrit Kombëtar. Më e rëndë se rráhjà e gazetarëve në protesta të ndryshme. Sepse me këtë veprim, gërmim, publikim video dhe keqinterpretim të imazheve, Ardi Veliu e ka bërë me qëllim të caktuar: Për të justifikuar dhúnën e policëve të tij (po, po, se nuk janë të Policisë së Shtetit!) ndaj një adoleshenti!
Ardi Veliu! Jep dorëheqjen sa më parë! Nuk përmbush as kriterin më minimal për të qenë jo Drejtor i Përgjithsheëm, por as polic i thjeshtë. Çdo minutë në atë post, në rradhët e Policisë së Shtetit, njóllòs të gjithë këtë trupë, e cila çdo ditë e më shumë po kthehet në vegël të pushtetmbajtjes, pa asnjë synim tjetër!
Edhe diçka të fundit, lidhur me proporcionalitetin e treguar nga mjeshtrit e tu të “húrit e të litarit”, që nuk kursejnë në asnjë rast pavarësisht moshës e gjinisë. Meqë ju pelqen ta merrini si shembull. Pak më lart, për të ilustruar këto rreshta, përdora këto dy foto. Njëra në Shqipëri, tjetra në Tiranë. Një koleg i imi, bën këtë koment për dy fotot:
“A ju kujtohet gjuri policit në qafën e një protestuesi intelektual në mbrojtje të Teatrit!!! Në Mineapolis sot është djègúr nga protestuesit rajoni policisë ku bënin pjesë policët që vráné me po të njëjtin veprim afroamerikanin George Floid! Po po…u ngritën të bardhë dhe afroamerikanë dhe dogjën policinë që mbante brënda krìmínèlë me uniformë!
Shembulli vjen nga SHBA dhe atyre që mundohen ta interpretojnë këtë si diçka ireale te ne, nuk duhet tju mjaftojë një “robt ku ti keni”?! Duhet të kuptojnë se kur dhúnòjnë dhe màsakrójnë do marrin përgjigje!?”.
Ne nuk kemi një demokraci kaq të konsoliduar në fakt! Jemi akoma në fazën e “delezimit” të popullsisë! /Nga Blerti DELIJA/
P.S. Sigurisht, nuk do të japë dorëheqjen! Natyrisht, as nuk do ta lexojë këtë shkrim asnjëherë, përveç se ndonjë “mik” ia nis me foto si screenshot. Por përtej kësaj, Policia e Shtetit po largohet me shpejtësi nga misioni i saj parësor: Mbrojtja e jetës, pronës, integritetit, sigurisë dhe rendit publik! E o vazhduam kështu, me këtë neglizhencë, me këtë moskokëçarje të tipit “ç’më duhet mua, nuk cënohem”, do të arrijmë tek ajo historia e L2B me priftin.