Arbana Osmani i bën si rrallëherë një dedikim vjehrrës së saj- nënës së Eduartit, ja çfarë shkruan moderatorja

Arbana Osmani preferon të jetë shumë private, megjithatë e bën hera-herës ndonjë përjashtim në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit detaje të ndryshme nga jeta e përditshme. Nuk është e shpesh për moderatoren, por së fundmi ajo i ka bërë një dedikim të ëmbël vjehrrës së saj, nënës së Eduart Grishajt.

disa postime në Instastory, ajo ka treguar se ka shtruar një drekë për familjarët, ku pjata kryesore duket se është bërë nga vjehrra e saj, të cilën Arbana nuk ngurron ta falënderojë dhe ta quaj publikisht “si më e mira”.


“Tava e Krapit nga gjyshja e Diellit, është më e mira në botë”, shkruan Arbana.

Edhe më herët Arbana ka treguar se vjehrra e saj është si ajo kur vjen fjala tek gatimi dhe të shijuarit e ushqimit. Madje, kohë më parë ajo shkruante për një nga gatimet e saj se “meriton të mbrohet nga UNESCO”.

Nga ana tjetër, pasi mbylli “Big Brother VIP”, Arbana po shijon pushimet tani që është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Eduarti po presin fëmijën e tyre të dytë, gjininë e të cilit ende nuk e kanë zbuluar. Moderatorja ka thënë se nuk do rikthehet në ekran deri në fund të këtij viti kur pritet të nisë edicioni i dytë i “Big Brother VIP” e po ashtu Arbana do bëhet nënë për të tretën herë.