Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Aplikuan për rritje të tarifave të ujit të pijshëm, Enti Rregullator i Ujit rrëzon Shkodrën, Elbasanin dhe Beratin

ShkodraWeb 24 October, 2023
uksh ndermarrja

Komisioni Kombëtar Rregullator, pjesë e Entit Rregullator të Ujit (ERRU) ka rrëzuar aplikimet e tre ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve për tarifa të reja. Enti ka analizuar për secilin rast arsyet e këtij refuzimi, së pari për shoqërinë rajonale Ujësjellës-Kanalizime, Qarku i Shkodrës. Shoqëria në fjalë, e cila kishte dorëzuar aplikimin në 29 shtator 2023, duket se nuk ka një licencë aktive e cila duhet t’i jepet nga ERRU.

“Vetëm operatorët e licencuar kanë të drejtë të aplikojnë për tarifa shërbimi ujësjellës-kanalizimesh pranë ERRU-së”, është kusht i domosdoshëm pajisja e shoqërisë me licencë për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura nga ERRU-ja përpara aplikimit për nivel të ri tarifor” thuhet në parashtrimin e Entit.

Ky i fundit i ka kërkuar ndërmarrjes që të aplikojë si fillim për licencim pranë këtij institucioni çka më pas i hap rrugë aplikimit për tarifat e reja. Shoqëria e dytë aplikuese, ajo e Elbasanit, në datë 29 shtator, ka kërkuar unifikim tarifash për tarifat fikse, tarifat volumetrike për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura për klientët e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Elbasan SH.a

Por aplikimi sipas ERRU, ka disa mangësi të tilla, si pasqyra financiare të vitit 2022 të pafirmosura dhe vulosura për ujësjellësin e Librazhdit që është pjesë e kësaj ndërmarrje pas reformës së agregimit. Po kështu shoqëria nuk ka zhvilluar seancën dëgjimore që është kusht mbi nivelin e ri tarifor.

Një tjëtër element është ai që shoqëria s’ka respektuar aktmarrëveshjen e nënshkruar me ERRU-në për shlyerjen e detyrimeve të prapambetur. Në këto kushte aplikimi është refuzuar.

Shoqëria e tretë është ajo e ujësjellës-kanalizime në qarkun e Beratit. Enti vlerëson se në aplikimin e dorëzuar në 29 shtator mungojnë disa aspekte.

Kështu te raporti i detajuar për gjendjen teknike të sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve sa i takon procesit të miratimit të tarifave”, i ndryshuar, konkretisht nuk është respektuar afati i njoftimit dhe nuk është marrë miratimi i ERRU-së për prezantimin e propozimit, për rrjedhojë seancat janë zhvilluar pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ERRU-së.

Po kështu në respekt të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 8, datë 28.8.2023, “Për miratimin e ndryshimit dhe unifikimit të tarifave UK për njësitë: Berat, Kuçovë, Dimal, Poliçan dhe Skrapar” –mungon nënshkrimi i propozimit për nivelin e ri tarifor për secilën njësi. As pagesat rregullatore nuk janë respektuar sipas aktmarrëveshjes dhe në këto kushte aplikimi është refuzuar.

Shoqëritë e ujësjellës-Kanalizimeve i janë nënshtruar dy viteve të fundit një reforme që synon bashkimin e tyre duke krijuar ndërmarrje më të mëdha.

Pjesa më e madhe e këtyre bashkimeve tashmë ka përfunduar dhe Enti kishte lënë të hapur deri në fund të shtatorit mundësinë për aplikime për tarifa të reja nga ana e ujësjellësve të sapokrijuar. /Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Atdheu ka nevojë për ju”, Papa Françesku video mesazh të rinjve shqiptarë…
Artikull pasardhës: Policia e Shkodrës prangos dy persona të shpallur në kerkim, procedohen penalisht dy të tjerë

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.