Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Aplikimi i TVSH për bisnesin e vogël, brenda 6- mujorit të parë pritet mbyllja e mbi 50 mijë subjekteve…

ShkodraWeb 4 April, 2018
bisneseVoglaFaliment

Nga 1 prilli, ka hyrë në zbatim vendimi për uljen e pragut të qarkullimit vjetor mbi të cilin llogaritet TVSH-ja nga 5 në 2 milionë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të tatimeve nga 1 prilli kanë hyrë automatikisht në skemën e TVSH-së 11,500 subjekte, të cilët janë identifikuar nga transmetimet ditore të qarkullimit të realizuar me pajisje fiskale gjatë vitit të kaluar; si dhe nga të dhënat e vetëdeklaruara në deklaratën e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin të vitit 2017.

Ndërsa rreth 60 mijë të tjera janë jashtë skemës së TVSH-së. Sipas burimeve zyrtare të tatimeve, strukturat në terren do të kryejnë vazhdimisht verifikime me qëllim monitorimin e xhiros së tatimpaguesve. Do të përdoren të gjitha mundësitë për shfrytëzimin e informacionit nga palët e treta, si të dhëna nga Qendra Kombëtare e Biznesit, Dogana etj. Gjithashtu do të përpunohen të gjitha të dhënat që lidhen me kryqëzimin e librave të Shitjes dhe të Blerjes. Kjo do të thotë që nëse evidentohen tatimpagues, të cilët nga ky kryqëzim kanë blerje mbi 5 milionë lekë, atëherë do të vlerësohen si potencial për t’u futur në skemën e TVSH

Shumë biznese të kontaktuara pohuan se ata ende nuk kishin njoftim nëse kishin hyrë në skemë, të tjerë thanë nën zë, se nuk e kalonin xhiron prej 2 milionë lekë në vit, ndërsa pjesa më e madhe ankohen për rënie të shitjeve.
Bizneset e vogla po përjetojnë mbase periudhën më të vështirë me rënien e fuqisë blerëse, por edhe formatimin e ekonomisë drejt zinxhirëve të mëdhenj tregtar.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit (nga 3 janari deri në 30 mars) kanë kaluar në status pasiv 3652 biznese, sipas listës së përditësuar nga tatimet të subjekteve me status pasiv në vend. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje të ndjeshme me 45% të subjekteve të mbyllura.

Ndërkohë që pritet që numri i tyre të jetë akoma më i madh pas përfshirjes në skemën e TVSH-së, e cila duket se ka filluar të shënojë “viktimat” e para të biznesit të vogël.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasta, përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së shënon fundin e tyre. Ai tha për “Monitor” se Shoqata, bazuar në sondazhet dhe analizat e saj, parashikon se numri i bizneseve të mbyllura në gjashtëmujorin e parë do të shkojë deri në 50 mijë.
Nasta shton për “Monitor” se vendosja e pragut të TVSH-së do të shtojë korrupsionin dhe evazionin, si dhe do të rrisë përzgjedhjen. Vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, sipas tij, rrit shpenzimet e njësive ekonomike, por edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: DETAJET/ 41- vjeçarja do të ndahej nga bashkëshorti serb, por ai e masakron në sy të 4 fëmijëve të përbashkët
Artikull pasardhës: FOTO/ Masa e sigurisë për të arrestuarit e “Rrugës së Kombit”, blindohet Gjykata e Tiranës

TË FUNDIT

cylybyli nafta 2026

NGA ARDIT ÇYLYBYLI – Vetëm 42 km larg nga Shkodra, nafta kushton 73 lekë më lirë në Malin e Zi…

ShkodraWeb 23 March, 2026 0
pus nafte

Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
ilirjan celibashi kqz

KQZ shpërndan 3.6 milionë euro fonde vjetore për partitë politike, PS dhe PD marrin pjesën kryesore

ShkodraWeb 30 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.