Apeli jep vendimin për Fadil Kasemin- bashkëshortin që i mori jetën gjykatëses shkodrane Fildes Hafizi…

Fadil Kasemi do të qendrojë përjetë pas hekurave. Vendimi është përfundimtar, i dhënë nga Gjykata e Apelit. Ish- bashkëshorti i gjykatëses shkodrane, doli para “togave të zeza” pasi kishte apeluar vendimin e Shkallës së Parë. Në fund të shqyrtimit të çeshtjes,Gjykata e Apelit  la në fuqi burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar se i mori jetën gruas së tij, gjyqtares shkodrane Fildes Hafizi.

Mësohet se Kasemi u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Kujtojmë se në gjykimin në Shkallë të Parë, Fadil Kasemi e pranoi veprën penale për të cilën akuzohej, ndërsa tha që kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve për tradhti. Ndërkohë për akuzën e rrëmbimit, Kasemi e mohoi duke pretenduar se e ka udhëzuar atë që ta çonte në Komisariat dhe jo të arratisej.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

Përfundon mbledhja e PD-së me aleatët, flet Dash Shehi: Nuk heqim dorë protestat, po shkelen rregullat e lojës…

Ka...

DOKUMENTI/ Zbulohet lista e këshilltarëve të PS-së për Bashkinë e Shkodrës…

Partia...

STATISTIKA/ Shqipëria me shpejtësi drejt tkurrjes, bie dukshëm lindshmëria nga viti 2013- Shkodra në tre të fundit…

Largimi...

Close