Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Apeli” i Shkodrës liron noteren e akuzuar për falsifikim testamenti, u arrestua me “bujë” nga policia

ShkodraWeb 4 April, 2018
apeliShkoder

Gjykata e Apelit në Shkodër ka liruar noteren Majlinda Dibra. Apeli vendosi masën e sigurisë lehtësuese “detyrim paraqitje” për noteren Dibra. Më parë gjykata e shkallës së parë kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pas arrestimit të saj. Noterja Majlinda Dibra u arrestua duke u dyshuar për falsifikim të një dokumentacioni pronësie.

Mendohej se noterja shkodrane kishte falsifikuar një firmë në një testament të një personi përpara se ai të vdiste. Në apel pala mbrojtëse paraqiti një akt nga një ekspert kriminalistik ku vërtetohet se firma e personit që ka lënë testamentin është e tija dhe nuk është e falsifikuar. Më përpara prokuroria posedonte një tjetër akt ekspertimi sipas të cilit firma ishte e falsifikuar.

Akti i dytë i ekspertimit e ka hedhur poshtë këtë pretendim. Me këtë provë të paraqitur por edhe argumentat e palë mbrojtëse gjykata e apelit vendosi që të lirojë noteren Majlinda Dibra. Në seancën e gjyqit në apel u hodhën sinjalet e para se e gjitha kjo është një skenar i mirëpërgatitur me qëllimin dashakeq për të goditur noteren Majlinda Dibra. Në seancat e tjera pritet që ajo që ka ndodhur të zbardhet deri në fund

Majlinda Dibra u arrestua për shkak se dyshohej nga prokuroria se kishte falsifikuar firmën e një personi që kishte lënë testament. Në atë testament personi në fjalë shtëpinë e tij përpara se të vdiste ia kishte lënë trashëgimi djalit të tij. Pasi personi është ndarë nga jeta, ish-bashkëshortja e tij ka kërkuar pjesë tek shtëpia duke thënë se gjysma e shtëpisë i takon asaj si trashëgimtare.

Ish-bashkëshortja ka pretenduar se firma e ish-bashkëshortit të saj në testament është falsifikuar me qëllim që shtëpinë ta merrte djali i tij. Pasi trupi gjykues i kryesuar nga Fuat Vjerdha dëgjoi palët vendosi të lirojë noteren Majlinda Dibra ndërsa tashmë pritet që noterja që u arrestua t’i shkojë deri në fund kësaj çështje sepse pretendon se nuk ka bërë asnjë falsifikim sepse personi e ka firmosur vetë testamentin. Noterja pretendon se është një goditje dashakeqe ndaj saj që do të zbardhet në vazhdimësi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOSBINDJA CIVILE/ Pritet bllokim i qarkullimit në akset kryesore në vend…
Artikull pasardhës: MOSBINDJA CIVILE/ Fleckenstein takim urgjent me Bashen ne zyren e kreut te PD

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.