Skip to content
17 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sociale

VIDEO/ Apeli i shkodranes 54- vjecare qe gjeti force per te luftuar kancerin e gjirit

ShkodraWeb 26 October, 2017
klorindaKancerGjiri

Klorinda Preka, nga fshati Beltoje i Bashkisë Shkodër, një vit më parë zbuloi se ishte e prekur nga kanceri i gjirit. Mes lotësh, ajo tregon vështiresitë, për të luftuar këtë sëmundje, pasi gjatë gjithë kohës i duhet të jetë e kujdesshme qoftë në lëvizje ashtu edhe në ushqimet që konsumon.

“Para një viti e gjysmë sëmundjen e kapa për një muaj. Më pas shkova bëra ekon, më pas bëra biopsinë dhe hyra në sallë të operimit. Kalova në kimioterapi rreze e të gjitha me radhë”, tregon Klorinda.

Megjithatë 54 vjeçarja, ka gjetur forcë për të mposhtur sëmundjen vdekjeprurëse të kancerit, por ajo gjen forcë edhe për të sensibilizuar femrat e tjera të cilat mund të jenë viktima pa e kuptuar rrezikun që i kanoset.

“Unë ju bëj thirrje të gjitha grave që të shkojnë të bëjnë mamografinë, ekon dhe të drejtohen tek doktori”, thotë Klorinda.

https://youtu.be/0xrk8eLfN5o

Numri i femrave të prekura nga kanceri i gjirit ka pësuar rritje. Konstatimi vjen në muajin e sensibilizimit të kancerit, ku radiologia Valmira Gjoni apelon që gratë të kryejnë diagnostikimin e hershëm në mënyrë që kjo sëmundje të kapet në faza të para

“Kemi parasysh rritjen e kancerit të gjirit si sëmundje, e kemi vënë re në ekzaminimet e fundit. Ekzaminimi në kohë e parandalon këtë si sëmundje. Mosha kur një grua mund të bëjë mamografi është 40 vjeç e lart, moshat më të reja nuk janë për mamografi si fillim rekomandohet eko. Më pas diskutimet me mjekun specialist i tregojnë se çfarë lloj ekzaminimesh të tjera mund të bëjnë.”, shpjegon  Gjonaj

Në Shkodër janë 2 mamografi të cilat u ofrohen pacientëve të rajonit verior, ndërsa deri në fund të muajit tetor ekzaminimet janë falas! Pavarësisht numrit në rritje të prekurve, ndërgjegjësimi edhe këtë vit ka qenë i ulët. Në të dy mamografite në Shkodër janë bërë rreth 450 ekzaminime, një numër i ulet në krahasim me numrin e popullsisë në nivel qarku! Gjatë këtij viti janë 20 raste të zbuluara rishtas me kancer gjiri në Shkodër. /rtsh.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Keshilli Bashkiak i Shkodres mblidhet pasdite, paraditeve eshte e veshtire te arrihet kuorumi
Artikull pas: Komenti i presidentit Ilir Meta per ceshtjen “Tahiri”, si “thike me dy presa” per klasen politike

TË FUNDIT

zemra malesorit klod zhivani theth 2025
  • Kryesore

NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit…

ShkodraWeb 16 July, 2025
shabani lapaj 2025
  • Aktualitet

“LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

ShkodraWeb 16 July, 2025
gjyshii rrezikshëm 2025
  • Aktualitet

Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku…

ShkodraWeb 16 July, 2025

TË FUNDIT

  • NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit… 16 July, 2025
  • VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër 16 July, 2025
  • “LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin… 16 July, 2025
  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4” 16 July, 2025
  • Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku… 16 July, 2025
  • EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari… 16 July, 2025
  • OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut” 16 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zemra malesorit klod zhivani theth 2025
  • Kryesore

NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit…

ShkodraWeb 16 July, 2025
balaj letoni 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër

ShkodraWeb 16 July, 2025
shabani lapaj 2025
  • Aktualitet

“LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

ShkodraWeb 16 July, 2025
final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.