Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO- së, pasuritë e Ylli Ndroqit mbeten të bllokuara…

Gjykata e Apelit ka lënë sot në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit.


Vendimi i GJKKO-së ishte për tu dhënë ditën e djeshme, por për shkak të dosjes voluminoze u shty për sot. Këtë seancë e ndoqi edhe përfaqësuesi i ambasadës amerikane.

Pas vendimit avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa, tha se do të bëjnë rekurs në gjykatën e lartë.

“Gjykata e Apelit miratoi vendimin e shkallës së parë. La në fuqi atë dhe do të bëjmë rekursin. Gjykata nuk e argumentoi vendimin, por do ta tërheqim në sekretari kur të jetë gati dhe rekursojmë në gjykatën e lartë. Ky vendim ishte një vendim që nuk ishte i mbështetur në prova.

Pronat janë marrë me ligjin 7501, ndërsa tani qëndrojnë të sekuestruara pavarësisht se ecën kredia dhe qereja financiare. Kam dyshime dhe për këtë do ta vazhdojmë betejën në gjykatën e lartë.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!