Nazer Seiti njëri nga njerëzit e konsideruar nga prokuroria e Katanias në Itali, si anëtar i bandës së drejtuar nga Moisi Habilaj ose si “financieri” i grupit, që u arrestua në Shqipëri vijon të kërkojë lirinë. Ai i është drejtuar sot Apelit të Krimeve të Rënda për ndryshimin e masës së arrestit, por gjyqtarët e kanë lënë sërish në burg.
Kujtojmë që për Nazer Seitin ka edhe një proces tjetër paralel, ku pak ditë më parë gjykata e Tiranës dha masën “arrest me burg” për qëllim ekstradimi. Por me vendimin e sotëm të Apelit të Krimeve të Rënda, ai mbetet në Shqipëri deri në përfundim të hetimeve.
Më herët Seiti ka shfaqur vullnetin për tu ekstraduar në Itali, ku kërkon të përballet me akuzat e trafikimit të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. /balkanwe.com/
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!