Apeli i Gjykatës së Posaçme shtyn për nesër vendimin, ish- drejtori i përgjithshëm i RTSH- së kërkon lehtësim masë sigurie

Apeli i Gjykatës së Posaçme shtyn për nesër, në orën 12:00, vendimin për ankimin e bërë nga Thoma Gëllçi dhe të bashkakuzuarve kundër masës së sigurisë “arrest në burg”.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, kërkoi lehtësim të masës “arrest në burg”, me pretendimin e parrezikshmërisë shoqërore dhe pamundësinë për të dëmtuar provat.


Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit arrestoi në fillim të këtij muaji ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit për korrupsion në tendera.