
Francesco Becchetti është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit. Gjykata e Tiranës kishte dënuar me 17 vite burg, ndërsa Apeli i ka ulur 5 vite.
Ish-pronari i platformës televizive italo-shqiptare Agon akuzohet për një seri akuzash, nga mashtrimi dhe pastrimi i parave. Bashkë me interesat, Francesco Becchetti i ka bllokuar Shqipërisë rreth 135 mln euro deri në këtë shtator, pasi Arbitrazhi Ndërkombëtar i dha të drejtë atij për pretendimet mbi dëmin financiar.




