Apartament, tokë në Yzberisht, disa makina drejtori i ri i Policisë së Shtetit aspak i varfër, jep borxh mijëra euro për…

Sa i pasur është drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit? Më poshtë po publikojmë pasurinë e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Kjo pasuri e tij ka kaluar në filtër në Vetting, nga e cila ka rezultuar se nuk ka fshehje të pasurisë dhe ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë. Ai ka deklaruar 2 apartamente, para CASH në banesë në vlerën e 1.5 mln lekësh, 2 makina, por ka edhe kredi.