Antarja e Kryesise se PD-se Endira Bushati ka reaguar kunder nje portali qe e ekuzon se ka pergjuar mbledhjen e demokrateve. Shkodrania, e cila ka qene edhe ne krye te AMA-s, shkruan ne Facebook: “Sqarim:
Po lexoj që një portal i quajtur “Politiko” paska shkruar se unë kam përgjuar mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë.
Ky soj portali u drejtoka nga njëri me emrin Alfred Lela…
Së pari: Kur unë flas në media, në kryesi, në facebook, flas vetëm në emrin tim dhe nuk i shërbej asnjërit që tenton të përdorë qëndrimin tim publik ndaj Bashës për emocionet e veta të protagonizmit politik!
Së dyti: Unë nuk kam përgjuar e as regjistruar mbledhjen e Kryesisë, dhe as më shkon mendja ta bej një gjë të tillë, sepse unë qëndrimin tim e kam të qartë të prerë në lidhje me çështjen!
Madje, madje dhe fjalën time e pashë të qarkullonte në media sot në mëngjes
Ndaj, i bëj thirrje urgjentisht këtij portali të japë menjëherë përgënjështrimin tim, siç e deryron ligji, përndryshe do të depozitoj që të hënën padi për shkaktim dëmi në gjykatë!
Ky lajm, ka 2 mundësi si mund të jetë prodhuar:
1.Shpifës profesionistë e injorantë që nuk dinë pasojat ligjore!
2.Urdhër nga zyrat e PD, që vetë duket se kanë nxjerrë përgjimin me qëllimin për të denigruar kritikët e (medemek) Kryetarit!
Duhet të shpëtojmë Partinë Demokratike nga ky soj servilësh që opozitën e konsiderojnë biznes!
Në radhë të parë, për vendin!
(P.S. I kujtoj kësaj Lelës që unë nuk kam “përtuar” të merrem me Top Channelin e Klanin bashkë, edhe atëherë kur shefi i tij kishte frikë të merrej!)”. /ShkodraWeb/