ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Antari i KQZ-së pranon publikisht shkeljen e Kodit Zgjedhor, Bledar Skenderi zbulon argumentin e fortë për pavlefshmëri…

Partia Demokratike, perms numrit 2 të saj Gazment Bardhi, ka denoncuar votimin (sipas saj) me fletë- votimi të falsifikuara për Bashkinë Vau- Dejës. Duke paraqitur dokumente zyrtare nga dogana e Hanit të Hotit, Bardhi ka bërë me dije se fletë- votimet e ardhura nga Sllovenia, kanë qenë në doganë në orën 8 të mëngjesit të dates 30 qershor 2019, dita e votimit. Sot, ka ardhur reagimi I antarit të KQZ-së Bledar Skenderi, i cili është përpjekur në përgenjeshtrojë Bardhi. Skenderi shkruan në profilin e tij në Facebook: “Në përgjigje të nje akuze publike të Z.Gazmend Bardhi. Më poshtë po ju paraqes disa dokumenta që vërtetojnë se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni.

Pas djegies së KZAZ në dt 27.06.2019 është kontaktuar direkt me kompaninë sllovene. Fletët e votimit janë prodhuar paraditen e dt.28.06.2019.Dok 1 dhe 2 ne foto. Transporti është kryer ne dt 29.06.2019 (foto 3). Fletët e votimit kanë kaluar pikën e kalimit kufitar rreth orës 1-1.30 të mëngjesit të dt 30 qershor. Punonjësit tanë kanë pritur dhe dorëzuar fletët në KZAZ. Shpërndarja e gjithë bazës materiale për KQV ka mbaruar para orës 6. Të gjitha Qendrat e votimit kanë qenë të hapura në orën 7.00 sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor! Nesër do publikojmē dhe vërtetimin nga sistemi TIMS se kur ka kaluar makina në PKK Hani i Hotit.”.

Në fakt, antari i KQZ-së Bledar Skenderi, në vend që “të vërë vetullat, ka pranuar shkeljen e Kodit Zgjedhor në fuqi me të dyja këmbët nga ai dhe tre antarët e tjerë në KQZ, por edhe nga antarët e KZAZ-së Vau- Dejës.

Kodi Zgjedhor, në Neni 99, “Dërgimi i materialeve zgjedhore nga KQZ-ja në KZAZ”, pika 1, përcakton qartë dhe pa mundësi interpretimi se “KQZ-ja dërgon në selitë e KZAZ-ve, jo më vonë se 3 ditë para datës së zgjedhjeve, materialet e mëposhtme zgjedhore, të ndara në kuti të veçanta për çdo qendër votimi…”. Pra, edhe nëse fletët e votimit janë dërguar në QV brenda orës 6 të mëngjesit të datës 30 qershor, është shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor. Edhe nëse do të supozojmë se fletët e votimit nuk janë shpërndarë nga KQZ dhe punonjës të saj (siç mbështet Skenderi), përsëri është shkelje nëse janë shpërndarë nga KZAZ-ja.

Kodi Zgjedhor në Nenin 100,  “Dërgimi i materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja në KQV”, pika 1, përcakton qartë dhe pa mundësi interpretimi se “KZAZ-ja, jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit, u shpërndan materialet zgjedhore KQV-ve nën juridiksionin e saj. Kryetari dhe sekretari i KQV-së, të shoqëruar nga çdo anëtar tjetër që kërkon, paraqiten në selinë e KZAZ-së dhe tërheqin…”. Nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 7 të së njëjtës ditë, nuk jemi jashtë 15 orëve apo jo?!

Në këtë kontekst, të paktën në Qendrat e Votimit në Bashkinë Shkodër dhe Vau- Dejës, për arsye që dihen dhe janë të njohura publkisht, në asnjë qendër nuk janë dërguar materialet zgjedhore jo më vonë se tre ditë nga data e zgjedhjeve dhe madje, duhet verifikuar nëse janë dorëzuar edhe jo më pak se 15 orë nga nisja e votimit nga KZAZ-të. Janë të regjistruara me video dhe me foto momentet e shpërthimit të dyerve të qendrave të votimit në ambjentet në pronësi të Bashkisë së Shkodrës gjatë ditë së shtunë pasdreke. Këto akte kanë zgjatur deri pas mesnatës, duke gdhirë 30 qershori, kjo e faktuar. Në fakt, afati i fundit ligjor për dorëzimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të në qendrat e votimit, duhej të ishte ora 16.00 e datës 29 qershor, meqenëse votimi niste në orën 7 të mëngjesit të datës 30 qershor.

E thënë shkurt, antari i KQZ-së Bledar Skenderi pranoi se Kodi Zgjedhor, në një moment shumë të rëndësishëm, siç është shpërndarja e bazës materiale, është shkelur me të dyja këmbët. Kjo, jo vetëm në Vau- Dejës por edhe në Shkodër, në pjesën dërrmuese të qendrave të votimit. Një shkelje e tillë, e vertetuar edhe nga Skenderi, rrëzon votimet e 30 qershorit automatikisht, por cili është ai autoritet që ka guxim të veprojë në këtë shtet?! /Vëzhgim i ShkodraWeb/

MUND TË LEXONI EDHE: DOKUMENTI/ PD rrëzon “30 qershorin” në Vau- Dejës, Bardhi: U votua me fletë- votimi fals, antarja e KZAZ-së e punësuar e Babanit

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.