Anija e peshkimit pikas një trup të pajetë në det, mbështjellë me natriban- dyshimet e para të policisë…

Trupi i një mashkulli është gjetur i pajetë, i dek.ompozuar, në plazhin e Durrësit. Ka qenë një anije peshkimi “Emiliano”, ajo që ka konstatuar rreth 6 milje larg Durrësit k.ufomën. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me v.rasje, pasi nga këqyrja që i është bërë trupit të pajetë në morgun e Durrësit, rezulton se k.ufoma ka qenë e mbështjellë me letër natriban, çka hedh dyshimet se mund të jetë v.rarë dhe më pas është hedhur në det.


Me konstatimin e k.ufomës, ekuipazhi i anijes së peshkimit ka njoftuar me radio policinë. Ishte më tej Policia kufitare që ka transportuar në portin detar e më tej është dërguar në morg. Nga kqyrja, k.ufoma rezulton e dek.ompozuar dhe duhet të ketë disa muaj në det. (foto ilustrim)