
Arqipeshkvi monsinjor Massafra duke predikuar para besimtarëve i dha mesazhin e qartë të gjitha palëve politike se për situatën në Shqipëri nuk mund të fajësohet gjithmonë komunizmi. Në meshën e shenjtë të Pashkës në katedralen “Shën Shtjefni” ku ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm besimtarësh të, morën mesazhet e drejtpërdrejta të arqipeshkvit Massafra. Shqiptarët mund t’ia dalin tha imzot Massafra por jo në mënyrë të menjëhershme por me djersë dhe sakrificë hap pas hapi. Ndërkohë, një mesazh i drejtpërdrejtë edhe për klasën politike.
Në një kohë kur opozita dhe qeveria akuzojnë njëra-tjetrën për akte të dhunshme në protestat e fundit, arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë për Pashkën i bëri thirrje gjithë shoqërisë dhe politikës që të shmanget dhuna dhe kushdo të marrë përgjegjësitë e veta. Arqipeshkvi tha se asgjë nuk është e pamundur dhe fenomenet negative si droga, korrupsioni dhe të tjera me ndihmën e Zotit mund të eliminohen.